Rita Ora sapo bëri një ndryshim në look dhe ja si duket tani këngëtarja

  • G.G /
  • 21 November 2020 - 12:11
Rita Ora sapo bëri një ndryshim në look dhe ja si duket tani këngëtarja

Rita Ora ka postuar disa foto në rrjete sociale, ku duket shumë sensuale, por në sy bie menjëherë ndryshimi që këngëtarja ka bërë në look.

Ajo ka prerë flokët dhe u ka dhënë atyre një nuancë më të errët, megjithatë duket se çdo eksperiment që bën me pamjen, i shkon.

Karriera e Ritës po rritet gjithnjë e më tepër, madje disa ditë më parë, “The Sun” raportoi se shumë shpejt ajo mund të jetë një ndër artistet femra më të pasura në botë.

Vetëm me dy albume, Rita ka arritur të fitojë një pasuri prej 20 milionë paundësh.

Në artikullin e shkruar nga “The Sun”, thuhet se Rita është mbështetur për këtë jo vetëm tek karriera në muzikë, por ka shfrytëzuar edhe famën e saj për të bërë para nëpërmjet reklamave.

(Kosova Sot Online)