Ilir Shaqiri publikon këngën e re, “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 09:46
Ilir Shaqiri publikon këngën e re, “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”

Ilir Shaqiri e ka publikuar këngën e re.

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri e ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Kjo këngë i dedikohet Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit.

Ilir Shaqiri është i njohur për tekstet e këngëve me të cilat çdo herë ka prekur zemrat e publikut.

Ai ka kënduar për luftën për liri, dëshmorët e Kosovës, por edhe për dashurinë.

Ndër këngët e tij më të njohura e të pëlqyera janë “Komandant”, “Nderi i Dardanisë”, “Lulja e Koshares”, “Poçari”, “Sërish vjen marsi”, “Princesha e Dukagjinit” e të tjera.

(Kosova Sot Online)