Ç’të ketë ndodhur vallë? Young Zerka dhe Ronela nuk qenkan ndarë fare mirë dhe këtë deklaratë të këngëtarit nuk e prisnim!

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 12:33
Ç’të ketë ndodhur vallë? Young Zerka dhe Ronela nuk qenkan ndarë fare mirë dhe këtë deklaratë të këngëtarit nuk e prisnim!

Që Ronela dhe Young Zerka nuk janë bashkë kjo dihet tashmë. Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtarja disa muaj më parë, kur në një intervistë u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna.

Pas asaj interviste, të dy këngëtarët kanë dhënë këtë përgjigje nëpër dalje të ndryshme televizive, duke mos lënë vend për asnjë aludim.

Mirëpo, deri tani as njëri, as tjetri nuk kanë treguar arsyen e ndarjes.

Ajo që tëhoqi vëmendjen e fansave në muajin korrik ishte se pavarësisht ndarjes, këngëtarja e mbështeti ish-partnerin e saj duke publikuar në Instagram këngën e tij të re.

Zerka lançoi asokohe bashkëpunimin me Fifin të titulluar “Pa gajle” dhe ndër të parat për ta mbështetur ishte Ronela.

Postimi i saj na futi në dyshime nëse janë ribashkuar, apo kanë mbetur miq të mirë pas ndarjes?

Në fakt nuk qenka asnjëra prej alternativa, pasi çifti qenka ndarë jo mirë dhe nuk kanë mbetur miq.

Këtë na e vërtetoi vetë Zerka sonte i ftuar në “Shiko kush luan”, kur i pyetur rreth bisedës së fundit me Ronelën në Whats App ai tregoi se i kishte fshirë të gjitha, së bashku me numrin.

“I ke fshirë të gjitha”- pyeti Luana, teksa ai shtoi: “Po, po i kam fshirë të gjitha nuk kam lënë më asgjë!”

Me këtë përgjigje ai ka lënë të kuptohet se pas ndarjes nuk kanë mbetur as miq dhe i kanë hedhur pas të gjitha!

(Kosova Sot Online)