J. Balvin flet për depresionin e tij: 'Unë po prisja vdekjen’

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 08:45
J. Balvin flet për depresionin e tij: 'Unë po prisja vdekjen’

J. Balvin po tregohet i sinqertë në lidhje me luftën e tij me ankthin dhe depresionin.
 
Gjatë një interviste këtë javë në podkastin "En La Sala with Becky G", super ylli i muzikës latine, 35 vjeç, kujtoi një periudhë të disa viteve më parë, kur ai ra në depresion aq shumë sa qëndroi i shtrirë në shtrat për pesë ditë "duke pritur vdekjen".

"Thjesht po qaja pa ndonjë arsye",-tha ai. "Nuk doja të zgjohesha, nuk dëshiroja të haja, as nuk dëshiroja të jetoja - dhe nuk e dija pse".

Balvin tha se në atë kohë problemet e shëndetit mendor e bënë atë të ndihej i huaj në lidhje me të tjerët.

“E humb shpresën dhe ndihesh i çuditshëm në çdo vend ku shkon. Ndihesh sikur jeni jashtë trupit tënd.”

Këngëtari shtoi se ai nuk mund ta kuptonte pse po luftonte me depresionin ndërsa karriera ishte në kulmin e saj në atë kohë.

Pasi kërkoi ndihmë dhe mori ilaçe, Balvin filloi të kuptojë se ai nuk është i vetëm në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor. Tani ai dëshiron që fansat e tij të dinë se as ata nuk janë vetëm.
 
"Është në rregull të mos jesh në rregull", u tha ai dëgjuesve. "Unë ju kuptoj, ju ndiej. Ndiej atë që ndjeni, e dini? Ju mund të keni 'momentin tuaj më të mirë në jetë' dhe po ndiheni si mos më keq."-tha ai. "E fitova besimin se gjithçka do të kthehet në normalitet. Tani jam i disiplinuar. Marr ilaçet e mia dhe kujdesem për veten."

Balvin fajësoi, për stigmën rreth sëmundjes mendore, ‘informimin e keq’.

(Kosova Sot Online)