Enca sapo tregoi mënyrën më të thjeshtë dhe më të çuditshme për të gjetur të dashur! Ja si mund të aplikoni për të qenë një nga kandidatët

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 10:12
Enca sapo tregoi mënyrën më të thjeshtë dhe më të çuditshme për të gjetur të dashur! Ja si mund të aplikoni për të qenë një nga kandidatët

Enca është gjithnjë e hapur në lidhje me jetën private dhe shpesh ndan pjesë nga përditshmëria e saj me ndjekësit në rrjete sociale.

Këtë ka bërë edhe së fundmi, por kësaj radhe këngëtarja ka një kërkesë.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të githëve me postimet e fundit në Instastory, ku kërkon të dashur, të cilin shpreson ta gjejë nëpërmjet Instagramit.

Gjithçka që duhet të bëni është që t’i dërgoni këngëtares në inbox aplikimin dhe arsyen pse doni të jeni miku apo  dashuri i saj.

“Po kërkoj miq të rinj. Dërgoni aplikime dhe arsyen pse dëshironi të jeni miqtë e mi.

Gjithashtu, po kërkoj për një të dashur të ri. Dërgoni aplikime dhe arsye në mesazh”,- shkroi këngëtarja.

Mbase kjo është pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor, sepse pas operacionit të vështirë në këmbë, Enca deklaroi se do të riktehej më fuqishëm se kurrë më parë.

(Kosova Sot Online)