Këpucët ndryshe-ndryshe, Luana del në emision me një dukje të çuditshme

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 12:20
Këpucët ndryshe-ndryshe, Luana del në emision me një dukje të çuditshme

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të përfolura.

Kjo për shkak punës së palodhshme që bën, stilit që ka, e mbi të gjitha komentohet për jetën e saj private.

Ajo tash e disa kohë prezanton emisionin më të shikuar të momentit “Shiko kush luan”, e ajo që bie në sy është dukja e saj në secilin nga episodet e këtij emisioni.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto në instagram, ku shfaqet mjaft interesant.

Kësaj radhe ajo ka vendosur të kombinohej vetëm me dy ngjyra, bardh e zi. Luana  duket shumë bukur, por detaji që është vënë re më së shumti janë takat e moderatores.

Luana kishte të veshur dy këpucë të ndyshme, njëra e bardhë e njëra e zezë.

Fansat as këtë herë nuk i kanë kursyer komplimentet për të, e si përfundim, ajo në çdo dukje të saj duket mjaft me stil dhe e kuruar deri në detajet e fundit.

(Kosova Sot Online)