Aktorja e njohur paralajmëron përfshirjen në politikë

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 15:05
Aktorja e njohur paralajmëron përfshirjen në politikë

Scarlett Johansson ka qenë një nga aktoret më të suksesshme në Hollywood gjatë viteve të fundit.

 Në fillim të këtij viti, ajo u martua për herë të tretë me aktorin e humorit Colin Jost.

Johansson, tani haptazi ka shprehur ambiciet e saj për tu futur në politikë.

“Jam duke menduar seriozisht futjen në politikë. Preferoj të kandidoj për ndonjë pozicion. Këtë do ta bëj, por jo këtë moment. Mund të filloj nga niveli lokal, por s’është koha e duhur për këtë” ka thënë aktorja.

Në vitin e kaluar, Scarlett ishte aktorja më e paguar në botë me 56 milionë dollarë fitime në një vit.

(Kosova Sot Online)