Arjola nuk do që fëmijët ta thërrasin mami, por jo ngaqë e kanë si shoqe

  • G.G /
  • 24 November 2020 - 09:59
Arjola nuk do që fëmijët ta thërrasin mami, por jo ngaqë e kanë si shoqe

Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve, por duke qenë se shfaqet gjithmonë në super formë fizike, shumë njerëzve u duket e pabesueshme fakti që ajo ka lindur tre herë. Aktorja është ndarë nga bashkëshorti disa vite më parë prandaj është ende në kërkim të dashurisë. E ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit “Why not”, Arjola tregoi më shumë për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe situatat mes tyre përpiqet t’i zgjidhë me humor.Gjatë bisedës në studio, Arjola tregoi edhe një ngjarje që i ka ndodhur në plazh.

Vajzat e thërrisnin vazhdimisht aktoren “Mami, mami”, aq sa njerëzit ishin habitur dhe kishin pyetur aktoren nëse vërtetë ishin fëmijët e saj. Pas këtij momenti, ajo me humor tregoi se ia ka ndaluar fëmijëve ta thërrasin mami sepse ndryshe do ngelet beqare

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat, ndërsa Rubini (djali) ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh, këto thërrisnin “ma, ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto, më thonin: ‘Moj, mami i këtyre je ti?’Edhe unë i përgjigjesha: ‘po, mami i tyre jam”. U thash nga nesër e mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqare për gjithë jetën! Ju lutem më thërrisni teze”, tregoi aktorja.

(Kosova Sot Online)