Të gjithë po thonë se Jennifer Lopez ka kopjuar Beyonce-n

  • G.G /
  • 24 nëntor 2020 - 09:56
Të gjithë po thonë se Jennifer Lopez ka kopjuar Beyonce-n

Jennifer Lopez ka qenë në fokusin e rrjeteve sociale orët e fundit, pas performancës së saj shpërthyese në “American Music Awards”. J.Lo performoi dy hitet e saj të reja, e veshur me një body të zi që i nxirrte në pah format bombastike. Mirëpo sikur askush më parë të kishte kërcyer me një karrige përpara se ta bënte Beyonce, fansat e kësaj të fundit kanë nisur të akuzojnë J.Lon për kopjim. Fansat kanë krahasuar performancën e J.Los dhe Malumës me atë të Beyonces dhe Jay Z në “Grammy Awards 2014”. Ashtu si çifti i njohur, edhe J.Lo me Malumën bënë një kërcim shumë sensual mbi tavolinë.

“J.Lo u vesh ekzaktësisht si Beyonce në Grammys. Madje kopjoi edhe flokët e lagur dhe kërcimin në karrige”-shkroi një fans në Twitter.

“Jo s’më pëlqen, Jlo përfundimisht kopjoi të gjithë performancën e Beyonces, të gjithën”, shkroi një tjetër. Juve iu dukën gjë njësoj performancat? Nëse nuk e keni pare ende performance e J.Losë jua sjellim më poshtë.

(Kosova Sot Online)