Pasi veshi fustanin e markës së saj, Donatella Versace e suprizon Dua Lipën me një dhuratë speciale

  • G.G /
  • 24 November 2020 - 13:36
Pasi veshi fustanin e markës së saj, Donatella Versace e suprizon Dua Lipën me një dhuratë speciale

Dua Lipa ishte padyshim ylli i mbrëmjes në “American Music Awards”, ku shkëlqeu me disa fustane të punuara nga Versace.

Në tapetin e kuq ajo kishte veshur një fustan nga marka e njohur, në ngjyrë të bardhë dhe me disa motive yjesh në ngjyra të ndryshme.

Mirëpo më shumë se vetë fustani, fansat i la pa fjalë çmimi i tij, sepse ai kushtonte plot 10 mijë euro.

Dua ishte e para që veshi këtë fustan nga Versace në tapetin e kuq, pasi që ai ishte prezantuar së fundmi në sfilatën “Pranverë/Verë 2021”.

Për ta falenderuar Duan për përzgjedhjen, trashëgimtarja e markës dhe njëherësh drejtuesja e kreativitetit, Donatella Versace, ka surprizuar Duan me një dhuratë të veçantë.

Ajo ia ka dërguar në shtëpi këngëtares një buqetë lulesh shumëngjyrëshe, dhe si duket Duas i kanë pëlqyer shumë, këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes në “AMAs”, Dua Lipa u vlerësua me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën “Don’t Start Noë” dhe performoi në skenë hitin “Levitating”. 

(Kosova Sot Online)