Sara Hoxha bëhet sikur është gati të lindë, ky është reagimi i çmendur i Ledrit(VIDEO)

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 11:02
Sara Hoxha bëhet sikur është gati të lindë, ky është reagimi i çmendur i Ledrit(VIDEO)

Blogerja, Sara Hoxha e cila u bë e njohur për publikun pas lidhjes së saj me këngëtarin Ledri Vula është duke e pritur lindjen e fëmijës së parë.

Pasi janë në prag që të bëhen prindër, Sara ka zgjedhur që t’i bëjë kamerë të fshehur partnerit.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë videon ku bëhet sikur është gati të lind fëmijën.

Disa sekonda më pas, reperi shfaqet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla, ndërsa bie pre e kamerës.

“E di që kjo nuk është aq e mirë dhe disi u pendova që e bëra, por në fund dukej shumë e vërtetë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

(Kosova Sot Online)