“I mërzitur por buzëqesh”, ç’po përpiqet të tregojë Mozzik me deklaratën e fundit?

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 11:29
“I mërzitur por buzëqesh”, ç’po përpiqet të tregojë Mozzik me deklaratën e fundit?

Mozzik është reperi më i komentuar i momentit dhe emri i tij është më i lakuari në media e rrjete sociale.

Përveç anës profesionale për të cilën është komentuar gjatë, reperi s’i ka shpëtuar dot as lajmeve lidhur me jetën e tij private.

Historia e dashurisë së tij me Loredanën i ngjan një “telenovele”, në të cilën jemi tashmë të gjithë të përfshirë.

Prej pak kohësh, lart e poshtë në rrjet po thuhet se ai dhe Loredana më në fund janë bashkuar sërish pasi edhe provat e shumta e vërtetojnë këtë, mirëpo ende s’kemi asnjë konfirmim publik nga vetë çifti.

Këto kohë, dy reperët kanë qenë me xhirime së bashku për dokumentarin e Loredanës, ku kurrësesi s’mund të mungonte Mozzik.

Fansat mendojnë se ata janë në kulmin e lumturisë dhe tashmë familja e tyre e bukur është bashkuar, mirëpo reperi na bëri konfuzë të gjithëve me postimin e fundit në InstaStory.

Mozzik ka publikuar një deklaratë e cila shkruan:

“Jam i trishtuar, po buzëqesh. Kjo është jeta ime.”

Këto fjalë u morën si një përshkrim i situatës aktuale të Mozzik, duke bërë merak fansat e tij.

Nuk e dimë nëse kjo lidhet me gjendjen e tij aktuale, raportin me Loredanën apo diçka tjetër.

Mbetet për t’u parë, madje edhe dokumentari i Lorit do të hedhë dritë mbi pikëpyetjet që të gjithë kemi në kokë.

(Kosova Sot Online)