Kënga e tij e re na preku telat e zemrës ende pa u publikuar!

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 15:31
Kënga e tij e re na preku telat e zemrës ende pa u publikuar!

Nëse doni këngë që t’ju prekin thellë në shpirt, futuni në playlist-ën e Ylli Limanit.

Thuajse të gjitha këngët e tij janë për dashurinë dhe kanë mesazhe që na i prekin telat e zemrës.

Madje, këngët e Ylli-t të bëjnë të vuash edhe për dashurinë që në fakt nuk e ke humbur kurrë!

Në rrjetin social Twitter po qarkullon një pjesë e këngës së tij të re Leje, të cilën vetë këngëtari e ka ndarë me fansat.

Sigurisht edhe kjo këngë i drejtohet një dashurie, ndaj ju themi të bëni gati shamitë sepse do të përloteni.

Për ata që “kanë zemër të fortë”, po ju ftojmë të dëgjoni pjesën e këngës “Leje”.

(Kosova Sot Online)