Era Rusi tregon çfarë fshihet pas lajmit që shpalli fituese të festivalit Anxhelën

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 21:16
Era Rusi tregon çfarë fshihet pas lajmit që shpalli fituese të festivalit Anxhelën

Ditët e fundit portalet u mbushën me një lajm të rremë sipas të cilit fituese e Festivalit të Këngës në RTSH është Anxhela Peristeri. Sipas këtij lajmi, Anxhela me këngën “Karma” ka marrë pikët maksimale nga juria e festivalit dhe do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion. Pas këtyre lajmeve drejtori i festivalit, Martin Leka sqaroi se kjo nuk është e vërtetë pasi festivali ende nuk është zhvilluar dhe shpallja e fituesit është e pamundur.

Në listën e rremë të pikëve nga juria u vu re se Era Rusi ishte vlerësuar me 0 pikë. Këngëtarja ka reaguar gjithashtu pas këtij strumbullari, duke e quajtur skandaloze dhe lojë mediatike.

“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze.“, tha Era.

Image


(Kosova Sot Online)