Vera Ora uron Ritën me fotografi nga fëmijëria për ditëlindjen e 30-të: Je shembull për shumë vajza të reja, krenaria jonë

  • 26 November 2020 - 08:45
Vera Ora uron Ritën me fotografi nga fëmijëria për ditëlindjen e 30-të: Je shembull për shumë vajza të reja, krenaria jonë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, sot (e enjte) feston ditëlindjen e 30-të.

Në këtë ditë të rëndësishme, ajo ka pranuar një urim të veçantë nga e ëma Vera Ora.

Kjo e fundit zgjodhi një fotografi të yllit shqiptar nga fëmijëria, përmes të cilës shpreh fjalët më të bukura për të bijën.

Vera po ashtu tregon sakrificat dhe fillimet e tyre, duke theksuar se kur u zhvendosën në Londër nuk kishte asgjë përveç familjes.

“Mamaja nuk kishte asgjë kur u transferuam në Mbretërinë e Bashkuar, nuk mund të fliste gjuhë por kishte familjen, kualifikime të Dr dhe pa punë! Pavarësisht nga çdo luftë që jeta na hodhi ne e bëmë atë dhe ju vazhduat të ndriçonit rrugën tuaj”.

“Ju keni vazhduar të bëheni shembull, të ju tregoni vajzave të reja, atyre se mund t’i bëni realitet ëndrrat tuaja me shumë mund dhe vendosmëri! Unë të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindja nana. Nënë krenare. Krenaria jonë”, ka shkruar ajo.

Rita Ora tashmë është shndërruar në një nga artistet shqiptare më të suksesshme në botë, falë karrierës së bujshme profesionale që ka krijuar.

(Kosova Sot Online)