Tradhtia që ndezi gjakrat/ I gjithë rrjeti kundër Princit Charles dhe dukeshë Camillas

  • G.G /
  • 26 November 2020 - 10:02
Tradhtia që ndezi gjakrat/ I gjithë rrjeti kundër Princit Charles dhe dukeshë Camillas

Seriali “The Crown”, që tregon historinë e familjes mbretërore ka ngjallur shumë polemika. Fillimisht u raportua se Prince William nuk ka farë dëshirë ta ndjekë këtë serial, ndërsa tani mediat e huaja bëjnë të ditur se ngjarjet e fundit kanë shkaktuar zemërim në rrjet.

Princi Charles që tradhton princeshë Dianën me Camillan është tema e fundit, e cila ka hapur debat. Aq sa Princi dhe dukesha janë detyruar të kufizojnë komentet në llogarinë e tyre në Twitter. Ndërkohë në Instagram fotot e postuara janë mbushur me komente që mbështesin princeshë Dianën dhe shpërthejnë kundër Camillas.

Siç e bën shumë të qartë “The Crown”, mënyra sesi princeshë Diana u trajtua nga Princi Charles dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore ishte e pafalshme. Por shënjestrimi i Camilla-s bazuar në atë që portretizohet në një serial televiziv nuk është gjëja e duhur!

(Kosova Sot Online)