Fifi lançoi “Ninullën e dashurisë” që do të na i ngrohë zemrat në këto ditë të ftohta!

  • G.G /
  • 26 November 2020 - 10:12
Fifi lançoi “Ninullën e dashurisë” që do të na i ngrohë zemrat në këto ditë të ftohta!

Dëshironit një tjetër baladë dashurie nga Fifi? Epo ja ku e keni!

Këngëtarja ka ndarë në Youtube këngën e saj të re të titulluar “Ninullë dashurie” dhe po e marrim me mend që tani ç’sukses do të ketë!

Vetëm pak minuta pas lançimit, në videon e saj nisën të rriten menjëherë klikimet, ndaj ju ftojmë të mos e humbisni këtë këngë!

“Mendjen ta dhashë, e çfare mora mbrapsht? ASGJE

Me fal ty te thasëh, kaq shum që kom dasht. M’the SKA GJE

T pakten shkruajta ca kenge, E kjo peshe e rende me dhemb, ama e kuptova

Ate qe mka tremb, te humbas doja t mendoja”-janë fjalët e ndjera të Fifit në ninullën e saj.

Nuk e dimë nëse kjo këngë është dedikim apo jo, pasi Fifi ka preferuar që tani e tutje t’i mbajë sa më larg mediave çështjet e zemrës.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja tregoi më herët se është e dashuruar, por s’ka asnjë të re më shumë se kjo për të treguar.

Ajo u shpreh se e kanë bezdisur lajmet për jetën e saj personale, ndaj do ta mbajë atë sa më larg mediave.

(Koosva Sot Online)