Harrojeni djalin mistrec, Maluma sapo emocionoi gjithë rrjetin me këtë dedikim prekës!

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 09:25
Harrojeni djalin mistrec, Maluma sapo emocionoi gjithë rrjetin me këtë dedikim prekës!

Parapëlqen të njihet si “pretty boy, dirty boy”, por Maluma është një çun aq i dhënë pas të ëmës, sa nuk aspak lidhje me imazhin që ai ka krijuar te pjesa më e madhe e fansave.

Së fundmi, ai na ka ëmbëlsuar të gjithëve mbrëmjen me një foto me të dhe super dedikimin që i ka bërë.

Ai shfaqet në avion me nënën e tij, të cilës i ka mban fort duart, duke shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për familjen që i ka falur.

Ka kaq shumë gjëra për të qenë mirënjohës … por gjëja kryesore do të jetë gjithmonë bazat, gjëja e parë, çfarë është e domosdoshme, është ADN-ja jonë, rrënjët tona. Faleminderit Zot për familjen dhe shëndetin që më ke dhënë. Faleminderit!

Nuk ndodh shpesh që Maluma të tregohet kaq i ëmbël, andaj le të shijojmë këtë moment.

Para disa javësh ai u bashkua me nënën e tij të cilën kishte 5 muaj pa e parë prej pandemisë.

Sigurisht që ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, mirëpo asgjë nuk krahasohet me të qenurit pranë fizikisht.

Këngëtari latin kishte vendosur të surprizonte të ëmën duke i trokitur në derën e shtëpisë, ndërsa ajo s’i ka besuar dot syve kur ka parë djalin e saj.

(Kosova Sot Online)