“Kur do vijë ajo ditë që…”- Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha ka vetëm një “hall”

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 09:38
“Kur do vijë ajo ditë që…”- Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha ka vetëm një “hall”

Sara Hoxha është në muajin e fundit të shtatzënisë, por pritja e ëmbël po i duket jashtëzakonisht e gjatë dhe mezi po pret të marrë në krahë vogëlushen e saj.

Por, edhe fryrja duket se tashmë po i “rëndon” shumë. Në një postim në Instastory, ku përdoroi filtra, Sara Hoxha shkroi:“Kur do vijë ajo ditë që do shfryhem?”

Dy ditë më parë, Sara i bëri një rreng partnerit të saj, Ledri Vulës.

Ajo u hoq sikur i plasën ujërat duke derdhur ujë mbi bluzën që kishte veshur për të parë se çfarë reagimi do të bënte Ledri Vula.

Këngëtari dukej shumë i emocionuar teksa pyeste partneren se çfarë duhet të bënte në këtë lloj situate, duke treguar edhe “merakun” për të dhe për vajzën.

(Kosova Sot Online)