Veshjet e Melania Trump për festa që do të mbahen mend

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 13:51
Veshjet e Melania Trump për festa që do të mbahen mend

Kjo është festa e fundit e Falënderimeve që Zonja e Parë e SHBA-ve e kalon në Shtëpinë e Bardhë. Jo vetëm Dita e Falënderimeve, por edhe Krishtlindjet dhe Viti i Ri i i fundit që kalon si Zonja e Parë.

Megjithatë as këtë vit nuk ka munguar atmosfera festive, pavarësisht situatës politike. Pak ditë më parë, Donald Trump dhe Melania Trump pritën pemën e Vitit të Ri në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja e Parë shkëlqeu e veshur me Balenciaga, teksa nisi përgatitjet për zbukurimet e festave. Ajo do të dekorojë Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit. Në janar Melania së bashku me bashkëshortin Donald Trump, do të largohen për t’ia lënë vendin Jill dhe Joe Biden.

Gjithashtu, Trump dhe Melania u bënë gati për Ditën e Falënderimeve, ku falën gjelin e detit, para shtëpisë.

Vitet e mëparshme, Melania e ka transformuar Shtëpinë e Bardhë në Krishtlindje, duke përfshirë një strukturë tradicionale dhe të gëzueshme vitin e kaluar, pas reagimeve ndaj modeleve të saj jokonvencionale në 2018-ën dhe 2017-ën.

E para ishte një gamë monokromatike e ngjyrave të kuqe dhe e dyta, e bardhë që nuk i ngjante fare pemës së Krishtlindjeve.

Pema e këtij viti është një bredh Fraser, 18 metra dhe së shpejti do të zbukurohet dhe do të shfaqet në Dhomën Blu, një nga tri sallonet e shtetit të vendosura në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë.

Ashtu si për festat e fundvitit, nga Dita e Falënderimeve, te Krishtlindjet dhe Vitit i Ri. Më poshtë gjeni disa nga veshjet më të bukura të Melania Trump për festat e fundvitit.

(Kosova Sot Online)