Publikohet lista me 25 aktorët më të mirë të shekullit 21! Kush e zuri vendin e parë

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 08:15
Publikohet lista me 25 aktorët më të mirë të shekullit 21! Kush e zuri vendin e parë

“The New York Times” ka publikuar një listë me 24 aktorët më të mirë të shekullit 21, të përpiluar nga kritikët e filmave Manhola Dargis dhe A.O. Scott. Në këtë listë bëjnë pjesë aktorë nga e gjithë bota dhe jo vetëm hollivudianë.

Në vend të parë “The New York Times” ka vendosur aktorin Denzel Washington. Ai ndiqet më pas nga aktorja franceze Isabelle Huppert.

Në vend të tretë renditet aktori britanik Daniel Day-Lewis dhe pas tij në vend të katërt aktori kanadez Keanu Reeves.

Ylli i kinematografisë Nicole Kidman është e pesta në listë dhe e ndjek aktori Korean Song Kang-Ho.
Në vendin e shtatë renditet aktori Italian Toni Servillo dhe në të tetin aktorja kineze Zhao Tao.

Aktorja amerikane Viola Davis është përzgjedhur për vendin e nëntë, e ndjekur nga Saoirse Ronan, në vendin e dhjetë.

Përkatësisht në vendin e 11, 12, 13, 14 janë aktorët: Julianne Moore, Joaquin Phoenix, Tilda Swinton, Oscar Isaac.

Burri më seksi në botë, aktori Michael B.Jordan renditet në vendin e 15.
Ndërsa në vendin e 16, 17, 18, 19 dhe 20 janë aktorët: Kim Min-Hee, Alfre Woodard, William Dafoe, Wes Studi, Rob Morgan.

Pesë vendet e fundit janë rezervuar për aktorët: Catherine Deneuve (franceze), në vendin e 21, Melissa MCcarthy (amerikane) në vendin e 22, Mahershala Ali (amerikan) në vendin e 23, Sonia Braga në vendin e 24 (braziliane) dhe Gael Garcia Bernal (meksikan) në vendin e 25.

(Kosova Sot Online)