Kjo listë vezullon nga unazat e fejesave VIP, më të bukurat e dekadës

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 08:24
Kjo listë vezullon nga unazat e fejesave VIP, më të bukurat e dekadës

Dekada e fundit ka qenë plot me fejesa, martesa mes personazhesh të njohur. 10 vite më parë trendi i unazave të fejesës ishte ai klasik, me një gur diamanti në mes. Por në dekadën e fundit, çiftet po pëlqejnë më shumë unazat më të veçanta, që nuk i sheh në dorën e çdokujt. Zgjedhja e tyre mund të reflektojë personalitetin apo pëlqimin për ndonjë gur të caktuar, por kjo nuk ka shumë rëndësi për sa kohë janë kaq të bukura. Revista “Vogue” ka zgjedhur 10 prej tyre, duke nisur nga unaza e Kate Middleton te ajo e Jennifer Lopez.

Kate Middleton, dukesha e Cambridge – Unaza e Kate përmban 18 karat safir, rrethuar me diamante dhe dikur i përkiste princeshë Dianës.

Natalie Portman – Koreografi Benjamin Millepied i propozoi aktores në vitin 2010 me një unazë me diamante, rrethuar me gur antikë.

Olivia Wilde – Jason Sudeikis i propozoi në vitin 2013 aktores me një unazë delikate, me smerald, pasi i ngjasonte me sytë jeshilë të Olivias.

Mary-Kate Olsen – Aktorja mori propozim në vitin 2014, me një unazë të madhe vintage me diamante 4 karat, safir dhe flori.

Amal Clooney – George Clooney i propozoi Amalit me një unazë smeraldi dhe diamante në formë katrore.

Meghan Markle, dukesha e Sussex – Princi Harry i propozoi aktores në nëntor të vitit 2017 me një unazë të përbërë me diamante nga Botswana, aty ku çifti kaloi pushimet e para bashkë.

Princesha Eugenie – Jack Brooksbank i propozoi princeshës me një unazë me safir shumë të rrallë ngjyrë rozë.

Katy Perry – Orlando Bloom gjeti unazën e duhur për shijet e këngëtares. Ai i propozoi me një unazë prej rubini rozë në formë lule.

Jennifer Lopez – Unaza e pestë e fejesës për J.Lo dhe më e bukura, Alex Rodriguez i propozoi këngëtares me një unazë të madhe me 20 karat smerald dhe diamant.

Scarlett Johansson – Colin Jost i propozoi aktores me një unazë në formë ovale diamanti.

(Kosova Sot Online)