Kuq e zi erdhi 28 nëntori! Dita kur u shpall Pavarësia dhe dita ku lindi i madhi Adem Jashari, tentori shqiptar na bën krenar me ty Atdhe

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 10:00
Kuq e zi erdhi 28 nëntori! Dita kur u shpall Pavarësia dhe dita ku lindi i madhi Adem Jashari, tentori shqiptar na bën krenar me ty Atdhe

Sot shqiptarët kudo që janë festojnë festat e nëntorit, sikur janë Dita e flamurit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dalja në skenë e UÇK-së, por edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit.

Prandaj, gjatë kësaj kremte festive, sheshet por edhe qytetet kudo si në Shqipëri e Kosovë janë veshur me flamujt kuq e zi, por nuk mungon edhe ai shtetëror i Kosovës.

E lidhur me këtë për sot si duket po paralajmëron një këngë të veçantë edhe tenori i shquar shqiptar, Ramë Lahaj.

Ai lajmin e ka bërë të ditur në Facebook. Kënga titullohet ‘Për ty atdhe’ dhe si duket i dedikohet pikërisht këtyre festave dhe sakrificës së madhe ndër breza.

(Kosova Sot Online)