Dua Lipa uron 28 Nëntorin duke vallëzuar me flamurin kuqezi

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 12:02
Dua Lipa uron 28 Nëntorin duke vallëzuar me flamurin kuqezi

Dua Lipa arrin çdo herë t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë, me sukseset që i arrin.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja publikoi një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.

Me këtë foto, ajo uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa shprehet krenare që është shqiptare.

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!!  KRENARE QË JAM SHQIPTARE ë URIME DITA E PAVARËSISË!!”, shkruan Dua.

(Kosova Sot Online)