Grupi nga Suedia realizojnë me videoklip këngën ‘Xhamadani vija-vija’

  • G.G /
  • 28 November 2020 - 14:03
Grupi nga Suedia realizojnë me videoklip këngën ‘Xhamadani vija-vija’

Grupi “MadMan’s Choice” nga Suedia kanë publikuar pikërisht më 28 nëntor verzionin e tyre të këngës shqipe, ‘Xhamadani vija-vija’.

Grupi “MadMan’s Coice” erdhën para dy vjetëve nga Suedia në Kosovë, sit ë ftuar për të performuar në festivalin Hardh Fest në Rahovec.

E si një befasi e dhuratë për publikun shqiptar, ata kanë marrë mundin që të përgatisin një version të tyre të këngës shumë të dashur për shqiptarët, ‘Xhamadani vija-vija’. Por, publiku i befasi ata akoma më shumë, duke i pritur shumë mirë e duke e vlerësuar atë që grupi ka përgatitur për ta.

Kështu, dy vite më pas ata kanë vendosur që me bashkëpunëtorë shqiptaë, kompozitorin Florent Boshnjakun e me videon e realizuar nga Bujar Berisha, ata të sjellin me videoclip këtë version të tyre të këngës.

Rok-grupi ka vendosur që pikërisht më 28 nëntor të bëjnë edhe publikimin e këtij projekti.

(Kosova Sot Online)