Emina kishte qenë e martuar me një shqiptar para martesës me Sam Nazarian

  • A.P /
  • 29 nëntor 2020 - 11:48
Emina kishte qenë e martuar me një shqiptar para martesës me Sam Nazarian

Modelja e  famshme shqiptare, Emina Cunmulaj, asnjëherë nuk e ka pasur problem që të flas në publik lidhur me jetën e saj private.

Ajo është e martuar me iranianin, Sam Nazarian me të cilin i ka dy vajza.

Nuk dihej deri më sot mirëpo Emina Cunmulaj gjatë një interviste ka zbuluar se ka qenë e martuar me një shqiptar pasi prindërit nuk e lejonin të kishte një të dashur. Për ata që e paragjykojnë pse është martuar me një burrë që nuk është shqiptar ajo dha një përgjigje.

“Kam qenë e martuar me një shqiptar si një vajzë e vogël pothuajse, pasi që ika në Amerikë prindërit nuk ma lejojnë të kisha të dashur, traditat shqiptare dhe unë direkt u martova dhe nuk eci. Shumë njerëz paragjykojnë se e kam marrë djalin jo shqiptar, e pata një shqiptar nuk eci”, ishte shprehur Emina Cunmulaj gjatë një interviste të fundit.

Image

(Kosova Sot Online)