“Çfarë je duke pritur?” – e ngacmojnë për jetën private, Lori tregon kur do të martohet

  • G.G /
  • 30 November 2020 - 10:43
“Çfarë je duke pritur?” – e ngacmojnë për jetën private, Lori tregon kur do të martohet

Këngëtarja Lori Kaçka ishte e ftuar sot në rubrikën “N’Fermë” të Ervin Kurtit në “E diell”. Lori së bashku me një grua krutante, qëndisi qilimë e ndërkohë bëri një bashkëbisedim. E pyetur nga gruaja krutane nëse është e martuar, Lori i tregoi se akoma nuk e ka gjetur partnerin e jetës.

“Po pse mi nënë ç’a je duke pritur ti?”-ishte pyetja që iu drejtua Lorit, e cila tregoi se do të martohet atëherë kur ta ketë shkruar Zoti dhe nuk po nxiton aspak.

“Ndonjëherë është edhe fati, varet kur e ka shkruar ai lart”-tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)