Intervistë me Doktorin e mrekullive : Ju zbuloj jetën time jashtë serialit, jam i dashuruar…

  • G.G /
  • 01 December 2020 - 13:12
Intervistë me Doktorin e mrekullive : Ju zbuloj jetën time jashtë serialit, jam i dashuruar…

“Doktori i Mrekullive”, seriali i rekordeve në shikueshmëri dhe fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë, ka fituar një vëmendje të madhe edhe Kosovë e Shqipëri. 

Por kush është doktor Aliu në jetën reale? Revistawho.com ju sjell një intervistë me aktorin Taner Olmez që do t’ju zbulojë shumë për të.

E ke menduar veten si doktor në jetën reale?

Është e pamundur për mua të jem doktor sepse kam frikë nga gjaku. Nëse shoh gjak, mua më bie të fiktë.

Po atëherë si ia bëni në skenat kur duhet të kryeni operacione?

Ajo që shihni në ekran është shurup ose lëng qershie.

Si reaguat kur të erdhi oferta për të luajtur doktor Aliun?

Më pëlqeu Ali Vefa shumë dhe isha i lumtur për ofertën edhe pse një rol i vështirë. Por sa më i vështirë roli, aq më mirë për një aktor.

Ishte e vështirë faza e përgatitjes?

Takova fëmijë me autizëm, familjet e tyre, hyra në shtëpitë e tyre. Qëndrova në një qoshe pa folur duke vështruar veprimet e tyre.

Ali Vefa është një shpresë për ta…

Nëse i kam dhënë sadopak shpresë, jam i lumtur…

Si reagojnë njerëzit kur të shohin në rrugë?

Ka shumë njerëz që kërkojnë të ndaloj në rrugë dhe t’i vizitoj. Do doja ta kuptonin që në jetën reale nuk jam doktor.

Le të flasim pak për jetën tënde…

Unë jam nga Dersim. Kam patur një fëmijëri të lumtur. Kam jetuar në Dersim me gjyshen time sepse prindërit jetonin në Gjermani. Gjyshja më ka rritur dhe e thërrisja “mama”.

Si e nise karrierën si aktor?

Mbarova për aktrim dhe punova në teatër për disa vite.

Në serial të pëlqen Nazllë, po në jetën reale kush është në zemrën tënde?

Kam një të dashur, e dua shumë, ajo është aktore, quhet Ece Çesmioglu. Jemi bashkë prej 4 vitesh.

(Kosova Sot Online)