“Kush jam unë?” Na paska munguar shumë, Argjentina Ramosaj publikon super baladën!

  • G.G /
  • 01 dhjetor 2020 - 13:23
“Kush jam unë?” Na paska munguar shumë, Argjentina Ramosaj publikon super baladën!

Argjentina Ramosaj ka qenë një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun shqiptar. E kush nuk i kujton hitet e tilla si “Si shiu”, “Pse”, “Pa ty” etj.

Por, ajo vendosi të shkëputet disa kohë nga muzika dhe për hir të së vërtetës mungesa e saj është ndjerë shumë, ndonëse është tejet aktive në rrjetet sociale.

Pas një pushimi goxha të gjatë, këngëtarja u rikthye këtë verë për t’i dhuruar fansave të saj një bashkëpunim.

Ajo solli një projekt të ri me Young Zerkën, i cili u titullua “Pishman” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Por, duket se tashmë koha është vetëm për perla të reja dhe sikundër na kishte premtuar, sot ka publikuar këngën e re të titulluar “Who am I”.

Sikundër mund ta kuptoni edhe nga titulli, ky projekt është në gjuhën angleze dhe gjendet në You Tube në versionin “lyrics”.

Një baladë shumë e ndjerë që do na shoqërojë për shumë kohë.

(Kosova Sot Online)