Capital T tha që ia rriti famën, i drejtohet prapë Ardianit: Dëshmoje të kundërten pra

  • G.G /
  • 01 dhjetor 2020 - 16:30
Capital T tha që ia rriti famën, i drejtohet prapë Ardianit: Dëshmoje të kundërten pra

Ditën e djeshme, Ardian Bujupi dhe Capital T u përfshinë në një përballje në distancë.

Krejt historia nisi pasi në paraqitje televizive, Capital T ia ka atribuar vetes suksesin e Ardianit në muzikë.

Pasoi kundërpërgjigja e Bujupit i cili i tha reperit se këto fjalë duhej t’ia thoshte në sy dhe jo prapa shpinës.

Më vonë, ata e lanë që të “takohen” virtualisht në një LIVE i cili nuk i bëri bashkë.

Dy djemtë përfunduan duke e akuzuar njëri-tjetrin se nuk po e pranon “kërkesën” për të hyrë në një duel të drejtpërdrejtë në rrjete.

(Kosova Sot Online)