J.Lo përfshin të ëmën në linjën e produkteve të bukurisë dhe ka se përse

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 10:40
J.Lo përfshin të ëmën në linjën e produkteve të bukurisë dhe ka se përse

Teksa përgatiet për linjën e saj të ardhshme të kozmetikës “J.Lo Beauty”, Lopez ka ndarë një ‘selfie’ me mamanë e saj e kaq u desh që rrjeti të ndizej.

“Sekretet e bukurisë së mamit tim janë themeli i Jlo Beauty. Së shpejti do t’i ndajmë ato me ju”, shkroi këngëtarja krah momentit më të ëmën duke treguar se ajo ka qenë frymëzimi kryesor i sipërmarrjes më të re.

Nuk dimë nëse Jennifer do të guxojë duke e bërë mamanë një ndër imazhet e kompanisë së saj, megjithatë kur biznesi dhe e bukura bëhën bashkë gjithçka është e mundur, duke sjellë një sukses të garantuar.

(Kosova Sot Online)