Prisni pak! Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim?!

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 11:01
Prisni pak! Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim?!

Po nëse ju themi se Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim?

Nuk e dimë sa të vërteta janë këto zëra, por fansat po aludojnë së fundmi se dyshja ka bashkuar forcat për të ardhur në një duet.

Shkak janë bërë fotot dhe videot që Ylli dhe Dafina kanë postuar së fundmi, nga studio dhe vende të ndryshme, nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tyre.

Video Player

00:00

00:08

Duke qenë se në këto kohë nuk ka as koncerte nuk mund të themi se janë bërë bashkë për ndonjë koncert dhe pse kanë miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin.

Për të qenë të sigurt duhet që njëri prej tyre të reagojë dhe deri atëherë ne po kryqëzojmë gishtat.

Duke qenë se janë dy nga artistët më të mirë në industrinë e muzikës aktualisht, me siguri ky bashkëpunim do bënte namin.

Yll Limani publikoi pak ditë më këngën e re “Leje”. Ndryshe nga këngët paraardhëse, Ylli nuk ka realizuar një klip për këtë këngë por e ka sjellë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme nëpërmjet animacioneve.

Por, ju e dini se zëri dhe fabulat që ai trajton nuk kanë nevojë për videoklipe.

Se me t’pas dasht, nuk t’kish lon vet për shok që nuk i ka përnime, për femna as sa gjysma jote. Ti s’je bota e tij, ai osh bota jote. Amo leje…Zemrën e tij theje. Dashnin tjetër gjeje…leje sonte leje…

Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri ka sjellë remix e këngës mjaft të pëlqyer “Vuj vuj vuj”, që është mirëpritur shumë mirë nga publiku.

Projekti u bë viral, kjo prej videoklipit të veçantë ku protagonist është Miran Ramadani, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me videot humoristike që poston në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)