Bënë foto tek Piramidat e Egjiptit, arrestohen fotografi dhe modelja s*ksi

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 14:05
Bënë foto tek Piramidat e Egjiptit, arrestohen fotografi dhe modelja s*ksi

Policia egjiptiane ka lëshuar me kusht fotografin Houssam Mohammed dhe modelen Salma al-Shimi, të arrestuar pas një xhirimi fotografik në kompleksin e piramidës së Djoser, në nekropolin e Saqqara, 30 kilometra në jug të Kajros.

Modelja e cila numëron me mijëra ndjekës në Instagram, postoi fotografinë javën e kaluar në këmbët e piramidës 47000 vjeçare, në të cilën ajo shfaqej si një Egjiptiane e Lashtë.

Gjykata gjatë dhënies së vendimit specifikoi se modelja dhe fotografi akuzohen për bërjen e fotove pa autorizim në vendin arkeologjik, por ato u lanë të lirë pasi paguan një depozitë prej 500 paund egjiptian( 32 dollarë) secili në pritje të një hetimi.

Fotot  e publikuara në Instagram janë fshirë më pas nga modelja pasi kishin ngjallur një mori komentesh , përfshirë dhe kritika për veshjen e saj. 

(Kosova Sot Online)