Reperja kosovare më e dëgjuara në Gjermani

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 16:05
Reperja kosovare më e dëgjuara në Gjermani

Loredana Zefi vazhdon të shënojë arritje të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Rep-artistja është artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop gjatë këtij viti në Gjermani.

Kjo gjë është në arritje të statistikave që ka nxjerrë “Spotify” për Gjermani, ku tregon suksesin e artistes.

Me këtë arritje, Loredana ka lënë pas emra të njohur të rep-it gjerman, përfshirë  Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.

Loredana shprehet e lumtur për këtë sukses, andaj e shpërndau tabelën e Spotify në llogarinë e saj në Instagram.

(Kosova Sot Online)