Dy unaza ndezin dyshime, a janë martuar në fshehtësi Mateo e Brikena?

  • A.P /
  • 25 May 2026 - 14:28
Dy unaza ndezin dyshime, a janë martuar në fshehtësi Mateo e Brikena?

Dy ish-banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Mateo Borri dhe Brikena ishin të ftuar specialë në jurinë e emisionit “She’s on Top”. Por ajo që mori menjëherë vëmendjen nuk ishte vetëm prania e tyre në studio, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Publiku dhe paneli vunë re dy unaza me diamant në dorën e Brikenës, duke nxitur menjëherë aludime për një martesë të mundshme të fshehtë mes çiftit.

 

Moderatorja e njohur nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse kishin kurorëzuar lidhjen larg syrit të publikut.

Në përgjigjen e tij, Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave ishte dhuratë nga ai, ndërsa tjetra ishte dhuruar nga familja e Brikenës.

Nga ana tjetër, Brikena zgjodhi t’i përgjigjej situatës me humor dhe ironi, duke lënë gjithsesi hapësirë për dyshime.

Ajo deklaroi se Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë të ftuar në dasmën e tyre, nëse një gjë e tillë ndodh në të ardhmen.

Deklarata e saj shkaktoi reagime dhe buzëqeshje në studio, ndërsa fansat në rrjetet sociale nisën menjëherë komentet për marrëdhënien e çiftit.

Image

(Kosova Sot Online)