Rihanna e gjeti dashurinë tek shoku i ngushtë

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 23:38
Rihanna e gjeti dashurinë tek shoku i ngushtë

Pak ditë më parë, u zbulua romanca më e re e Rihannës me shokun e saj të ngushtë. Ajo u pa nën shoqërinë e A$AP Rocky të shtunën në një restorant në New York dhe sipas revistës “People”, artistët kanë nisur të shoqërohen prej pak kohësh.

Së fundmi, dyshja e famshme janë fotografuar duke shëtitur krah më krah rreth qytetit të New York-ut një ditë më parë. Çifti mbante maskat mbrojtëse, ndërsa Rihanna shfaqej e veshur me një palë pantallona të bardha dhe një xhup ngjyrë krem.

Thashethemet se dyshja po jetojnë një romancë kanë nisur që kur ajo u nda nga i dashuri miliarder, Hassan Jameel në Janar. Megjithatë, asokohe një burim i afërt me këngëtaren, tha se ajo nuk ishte gati për të krijuar një marrëdhënie tjetër pas ndarjes nga Hassan.

“Ajo sapo doli nga një marrëdhënie e gjatë me Hassan. Po shoqërohet me ASAP Rocky, por nuk po del me të.”, u shpreh burimi. Dyshja rindezi thashethemet gjatë verës, pasi A$AP u shfaq në fushatat për markën “Fenty Skin” të këngëtares.

Image

(Kosova Sot Online)