Të gjithë po presin dasmën, por Jennifer Lopez nuk e ka aspak me nxitim!

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 10:24
Të gjithë po presin dasmën, por Jennifer Lopez nuk e ka aspak me nxitim!

Jennifer Lopez nuk e ka me nxitim të martohet me ceremoni, sidomos në këtë kohë pandemie. Fansat e këngëtares aluduan së fundmi se ajo dhe Alex Rodriguez do të bëjnë dasmë, por një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Në një intervistë së fundmi, Lopez tha se dasma nuk është prioritet aktualisht, ndonëse një të tillë e kishin planifikuar vitin e kaluar, por nuk ndodhi për shkak të Covid-it.

“Ne u detyruam ta anulojmë dasmën vitin e kaluar për shkak të karantinës. Njerëzit nuk e dinë, por dy herë e kemi anuluar. Dasma ime e ëndrrave nuk është prioritet tani. Më mirë të presim. Nuk e kemi me nxitim, jemi mirë, çdo gjë po shkon mirë dhe do ndodhë kur të jetë koha e duhur. Nuk mendoj se është koha për një dasmë të madhe tani”-tha këngëtarja.

Pak kohë më parë Lopez rrëfeu se ishte pak zemërthyer që nuk mundi ta realizonte dasmën, por mesa duket e ka kaluar tashmë.

“Kishim bërë plane të mëdha. Por pastaj mendoj që Zoti ka plane akoma më të mira prandaj le të presim. Mbase është më mirë kështu”-tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)