Marrëdhënien e zbuluan pas arrestimit, por Fjolla dhe Fisniku kanë qenë të lidhur bashkë prej kohësh

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 10:35
Marrëdhënien e zbuluan pas arrestimit, por Fjolla dhe Fisniku kanë qenë të lidhur bashkë prej kohësh

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë shkak që të zbulohej ldhja e saj e fshehtë me biznesmenin Fisnik Syla. Gjatë hetimit në polici këngëtarja deklaroi se Fisniku ishte i dashuri i saj dhe se madje do të martoheshin. Ky lajm qarkulloi me shpejtësi në media, por Fjolla e mohoi në fillim lidhjen e më pas e pranoi publikisht.

Herë pas here Fjolla dhe Fisniku i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjete sociale, duke dëshmuar se kanë një lidhje shumë të fortë. Mirëpo dashuria mes tyre ka lindur kohë më parë dhe këtë gjë e ka dëshmuar vetë kënëgtarja me një foto të publikuar në Instagram.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto të shkuar, gjatë pushimeve të verës. Fotografia e tyre është mjaft intime dhe ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo do të thotë se Fjolla dhe Fisniku kanë më shumë se 6 muaj të lidhur me njëri-tejtrin, por nuk dihet me saktësi se kur ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Ndërkohë kujtojmë se çifti këtë muaj kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, duke organizuar një ceremoni private. Data nuk dihet ende dhe nga ana tjetër ata presin për të marrë gjykimin për veprën penale që kanë kryer. Para pak ditësh prokuroria e Kukësit mori sërish në shqyrtim çështjen e tyre dhe kërkoi që Fisniku të gjykohet njësoj si Fjolla për veprën penale “trafikim armësh”.

(Kosova Sot Online)