“Preken kur i prek”, Capital T sapo hodhi një tjetër thumb për Mozzik!

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 13:51
“Preken kur i prek”, Capital T sapo hodhi një tjetër thumb për Mozzik!

Të dielën Capital T ishte i ftuari në “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni bëri edhe një freestyle, duke dhuruar super atmosferë në studio.

Mirëpo ajo që po bën xhiron e rrjetit është fraza “Ma reper se ti është Lori”, pasi po komentohet si “diss” për Mozzik,  duke patur parasysh marrëdhënien e këtij të fundit me Loredanën.

Në fakt mes dy artistëve nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje, në dijenin tonë, por gjithsesi kjo nuk i ndaloi spekulimet.

Kështu, “iconstyle.al” kontaktoi Capital T, i cili zgjodhi mos të na japë përgjigje rreth pyetjes “A është “diss” për Mozzik?”

Ai tha se çfarë ka patur për të thënë e ka thënë në emision, as duke i mohuar e as duke i pohuar zërat. Gjatë intervistës, ai nuk e përmendi Mozzik, sikurse bëri me Ardian Bujupin, por gjithsesi mbetet për tu parë se si qëndron e vërteta.

Nga ana tjetër, Mozzik iu përgjigj këtij thumbi teksa shkroi në InstaStory:

“Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.”

Thumbit të tij i replikoi Capital T, i cili shkroi në një postim në InstaStory:

“Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni.”

Por prisni se ka akoma! Vetëm pak minuta më parë Kapo ka hedhur sërish një thumb ndaj Mozzik, duke shkruar në InstaStory:

“Kqyrin me t’prek, tani kur t’i prekësh… preken.”- duke lënë të kuptohet se hatërmbetja e tij ka nisur nga një veprim i Mozzik.

Për më tepër, ai ka publikuar edhe një foto ku ironizon ngjarjen:

Ndërkohë Capital T vijon ende ta ndjekë Loredanën, ndonëse ajo e ka hequr nga Instagrami pas freestyle-t të famshëm.

Ndërsa, Mozzik nuk gjendet më në listën e personave që Capital T ndjek. E normalisht as ai te Mozzik, i cili ndjek vetëm Hanën.

(Kosova Sot Online)