U rikthye fuqishëm! Enca ka gati dy projekte të reja

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 16:02
U rikthye fuqishëm! Enca ka gati dy projekte të reja

Enca Haxhia është njëra ndër personazhet më të përfolura të show bizit shqiptar.

Kohët e fundit Enca ka qëndruar më në hije sa i përket jetës së saj profesionale duke mos qenë kështu edhe shumë aktive.

Megjithatë duket se Enca ka punuar fortë për të sjellë pas kaq shumë kohësh diçka të re.

Këngëtarja ka punuar për dy projekte të reja ku dy prej tyre i ka totalisht gati, këtë e ka bërë të ditur vet ajo sepse dy këngët e saja i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Kënga e saj titullohet “Zemër” ndërsa një pjesë të kësaj kënge mund ta ndëgjoni më poshtë:

Ndërsa kënga e saj e dytë titullohet “Ndoshta”.

(Kosova Sot Online)