Arilena Ara dhe Alban Skënderaj bëhen bashkë, së shpejti me një projekt të ri

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 16:22
Arilena Ara dhe Alban Skënderaj bëhen bashkë, së shpejti me një projekt të ri

Dy këngëtarët e dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë duke punuar mbi një projekt të ri muzikor. Lajmi është bërë i ditur nga dyshja përmes rrjeteve sociale. “A i sheh rreth teje bukuritë? AISHEH”, ka shkruar Ara në një postim që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Fansat duket se mezi po presin për këngën e dyshes, e cila po ashtu është përshtatur me stinën e vjeshtës. Kjo njëherësh do jetë kënga e parë e tyre e përbashkët, ndonëse ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Kujtojmë që Arilena Ara ka qenë fituese e “X Factor 2”, ndërsa Albani ishte në juri.

(Kosova Sot Online)