“Për dreq, më gjeti edhe mua!”- Moderatorja shqiptare infektohet me koronavirus: Thuajse kam jetuar me maskë, por COVID-it nuk i shpëtova dot

  • E.K /
  • 05 dhjetor 2020 - 09:40
“Për dreq, më gjeti edhe mua!”- Moderatorja shqiptare infektohet me koronavirus: Thuajse kam jetuar me maskë, por COVID-it nuk i shpëtova dot

Moderatorja e njohur, Fiori Dardha është infektuar me koronavirusit.

Ajo bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se “ka jetuar pothuajse me maskë që prej muajit mars, por COVID-19 nuk i shpëtoi dot”.

Fiori Dardha u shpreh se ka treguar kujdes të jashtëzakonshëm për të mos u prekur nga koronavirusit, megjithatë u infektua.

“Për dreq, më gjeti edhe mua! Ndonëse kam treguar një kujdes të jashtëzakonshëm dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maskë ë, Covid-it nuk i shpëtova dot! ë,”- shkroi Fiori Dardha.

Në një lidhje me Skype me emisionin “Boom”, të cilin e moderon me kolegen Rozana Radi, ajo tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpreson që ta kalojë kështu deri në fund, teksa bëri apel që njerëzit të kujdesen për shëndetin.

“Jam në gjendje të shkëlqyer dhe shpresoj të shkojë kështu deri në fund. Ju lutem kujdes shëndetin,”- u shpreh moderatorja.

(Kosova Sot Online)