Loredana nuk qahet hiç nga 2020-ta sepse po e mbyll me një tjetër lajm të mirë

  • G.G /
  • 05 December 2020 - 10:01
Loredana nuk qahet hiç nga 2020-ta sepse po e mbyll me një tjetër lajm të mirë

Loredana është artistja më e klikuar në ‘Spotify’ dhe ‘YouTube’ për Gjermaninë gjatë 2020-ës.

Këtë lajm e kanë ndarë me të gjithë, mediat vetë reperja. Siç duket asnjë artist gjerman nuk ia kaloi vajzës me origjinë shqiptare, e cila jetën e ka ndërtuar në Gjermani.
Loredana po e mbyll vitin me një sukses të jashtëzakonshëm, pavarësisht gjithë dramave që ka pasur këtë vit në jetën e saj personale.
Pavarësisht pandemisë, muzika e Loredanës është kthyer në një shpërqëndrim shumë argëtues për gjermanët, por jo vetëm.

(Kosova Sot Online)