Gati të thyejë rrjetin! Azet publikon bashkëpunimin e ri me artistin e njohur ndërkombëtar!

  • G.G /
  • 05 December 2020 - 15:24
Gati të thyejë rrjetin! Azet publikon bashkëpunimin e ri me artistin e njohur ndërkombëtar!

Reperi i hiteve “S’kam kohë”, “Qa bone” etj, Azet, muaj më parë në llogarinë e tij në Instagram, dha një lajm që me siguri i ka mërzitur jo pak fansat e tij.

Ai njoftoi se ka vendosur të marrë një pushim nga muzika dhe nga rrjetet sociale, pasi dëshiron t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.

Aso kohe u raportua se humbja e të atit e detyroi Azet të shkojë drejt këtij vendimi. Si fëmija më i madh në familje ai është i detyruar t’u qëndrojë sa më pranë njerëzve të tij të afërt.

Mirëpo, pushimi ka marrë fund dhe tashmë ai është rikthyer fuqishëm në muajin korrik në rrjetet sociale dhe muzikë, duke lajmëruar edhe publikimin e albumit “Fast Life 2”.

Deri tani ai ka publikuar disa këngë, ku e fundit është ajo në bashkëpunim me Capital Bra, e titulluar “B.L.F.L”, apo edhe bashkëpunimin e dytë me Dhurata Dorën.

Ndërkohë, së fundmi ai ka publikuar një tjetër bashkëpunim, këtë herë me artistin NASH, për këngën që quhet “Kristall”.

Projekti është i gjithi në gjermanisht dhe deri tani është pritur goxha mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)