Aurela për Adelinen: E kam admiruar qysh kur e kam parë në skenë dhe doza e respektit nuk u ulë kurrë gjatë viteve

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 19:34
Aurela për Adelinen: E kam admiruar qysh kur e kam parë në skenë dhe doza e respektit nuk u ulë kurrë gjatë viteve

Në emisionin "Tete a Tete me Adelinen", e ftuar ishte këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe, për të cilën Adelina ka theksuar "Disa njerëz vijnë që të pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa përmes llogarisë së saj sociale, edhe këngëtarja e njohur shqipatare Aurela Gaçe ka potencuar se Adelinen e ka admiruar qysh kur e ka parë për herë të parë në skenë dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjatë viteve.

Image

"Mbase ne të dyja s'kemi pasur mundësinë te  rrufisim kafe te gjata e te shijojmë shoqërinë e njëra-tjetrës e mbase largësia s'na ka dhene mundesine te jemi shoqe,  por,  kjo s'mê ka penguar të shpreh admirimin tim për Adelinën.  Kjo ,jo sot.  Absolutisht që jo.  E kam admiruar qysh kur e kam parë për herë të parë në skenë dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjaté viteve. 
Unë i dua guximtaret , sidomos kur ato jane vajza. 
Adelina është kjo që eshte sepse ka qënë e vërtetë ne atë  që shfaqte në skenë, qysh fëmijë ,në adoleshencë  e tani. 
Në fund te fundit ne percjellim energjitë, valët tona , e ajo,@adelinaofficiel mua më ka percjellë energjinë e njeriut qê do skenën në të gjitha dimensionet. 
Kur mora ftesën te jem e ftuar në programin e saj, thjeshte nuk mund te refuzoja dikë që admiroj e respektoj... shkova të ndaj energjinë me të,si.me një mike te vjetër tek e cila ke besim se të jep vetëm dashuri", ka shkruar Aurela.

Image

(Kosova Sot Online)