“Nuk është si në Instagram”, Adrola Dushi rrëfen të vërtetën e dhimbshme të lindjes natyrale

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 08:47
“Nuk është si në Instagram”, Adrola Dushi rrëfen të vërtetën e dhimbshme të lindjes natyrale

Ja pra që lindja prej vërteti ndryshon nga lindja në instagram.

Kemi parë aq shumë foto me mama të lumtura e të qeshura nëpër salla lindjesh sa po na mbushej mendja se të lindësh është njëlloj si të bësh një vaksinë.

Adrola për shembull nuk e ka përshkruar momentin e takimit të parë me të birin si atë çastin sublim, të mrekullueshëm, të papërshkrueshëm.

Modelja e përshkruan sa që çke me të: “Linda natyralisht dhe takimi nuk shkoi shumë mirë. Mbase ky sinqeritet nuk shkon dhe aq shumë në ambientin e Instagramit ku çdo gjë është e mbuluar me trëndafila, por mamatë që e kanë provuar ç’do të thotë lindje natyrale e dhimbshme e dinë se ardhja në jetë e një fëmije është gjëja më fantastike, ama ato dhimbjet nuk të lënë ta shijosh dot siç do doje përballjen e parë me bebin. Vetëm pasi stërmundimi fizik kalon, je gati të shijosh mrekullinë, siç e ka shijuar edhe Adrola.

(Kosova Sot Online)