Përgatitjet e fundit për vogëlushen! Me këtë video, Sara dhe Ledri provuan se janë prindërit më shembullorë!

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 10:46
Përgatitjet e fundit për vogëlushen! Me këtë video, Sara dhe Ledri provuan se janë prindërit më shembullorë!

Vetëm pak ditë i ndajnë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të parë.

Sara do të sjellë në jetë vajzën e parë të çiftit dhe përgatitjet për të voglën janë thuajse drejt fundit.

Mbrëmjen e kaluar, reperi dhe partnerja vendosën të montonin së bashku krevatin e të bijës, ndërsa këtë moment e ndanë me ndjekësit në Instagram.

Procesi i mori atyre plot 45 minuta, megjithatë video e shkurtër ishte një kujtim i bukur i përmbledhur, të cilën vajza e tyre do të mund ta shohë kur të rritet.

Çfarë na ra në sy ishte komenti i Ledrit në këtë video të publikuar nga Sara.

“Krejt vetë e kam bo”- shkroi ai me humor.

Tashmë të gjitha janë gati, ka mbetur vetëm bebushja!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

(Kosova Sot Online)