U largua nga Kosova drejt Londrës pa familjen, Dua Lipa rrëfen si arriti të bindte prindërit

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 12:14
U largua nga Kosova drejt Londrës pa familjen, Dua Lipa rrëfen si arriti të bindte prindërit

Dua Lipa pa dyshim ka pushtuar gjithë botën dhe jo më kot, sepse i gjithë ky ka qenë plan i saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “CBS News” ajo është shprehur se e ka pasur në plan dominimin e botës dhe siç duket po e bën gjithçka realitet.

Gjatë intervistës është theksuar fakti se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.

“Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi më thoshin ‘Çfarë po bën? A je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh?’. Dhe unë u thosha ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj”, ka treguar Lipa.

Këngëtarja është shprehur se nuk e priste kurrë që me këngën e saj të parë të merrte aq shumë famë dhe se gjithçka i ka tejkaluar pritshmëritë e saj. Dua Lipa deri më tani është vlerësuar me qindra çmime dhe vetëm pak javë më parë ajo u nominua në 6 kategori në “Grammy Awards” duke dominuar përkrah Taylor Swift dhe Beyonce.

(Kosova Sot Online)