Keisi konfirmon sërish raportin që ka me Stresin

  • G.G /
  • 07 December 2020 - 16:28
Keisi konfirmon sërish raportin që ka me Stresin

Duket se Stresi dhe Keisi janë pajtuar përfundimisht.

Keisi dhe Stresi kanë qenë çifti më i komentuar në media e publik.

Lidhja e tyre e dashurisë, ndjenjat e mëdha që ia shprehnin njëri-tjetrit publikisht dhe më pas zërat për ndarje, ishin vetëm disa nga arsyet.

Mirëpo si duket ata janë pajtuar përfundimisht duke i lënë anash keqkuptimet të cilat ua kanë lëkundur raportin dhe në mënyrë indirekte, Keisi e konfirmon nëpërmjet disa postimeve.

Përveç që ia ka uruar ditëlindjen me fjalët më të bukura nënës së Stresit, ajo e quajti atë “e shtrenjta jonë” në një imazh të përbashkët familjar që është marrë nga arkiva.

Ata duken një familje e lumtur të gjithë bashkë.

(Kosova Sot Online)