Aktorja pozitive me Covid, infekton dhe kolegët në sheshxhirim

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 17:15
Aktorja pozitive me Covid, infekton dhe kolegët në sheshxhirim

Gjatë një interviste me Stephen Colbert, aktorja Aubrey Plaza ka rrëfyer se ylli hollivudian Kristen Stewart ishte e sëmurë me koronavirus, ndërsa xhironin filmin “Happiest Season”, në muajin shkurt.

“Covid-19 ishte i pranishëm në sheshxhirimin tonë. Kristen u sëmur. Ne nuk e dinim, që kishte koronavirus. Një pjesë e mirë e aktorëve u sëmurën:, tha Aubrey.

“Ishte java e fundit e shkurtit, ishte pikërisht ajo kohë kur filloi të flitej për koronavirusin, por njerëzit nuk e merrnin dhe aq seriozisht, askush nuk e kuptoi se sa i rrezikshëm ishte. Mendoj se shumë njerëz u sëmurën në atë kohë. Unë jo, falë Zotit”, u shpreh aktorja. Nga ana tjetër, vetë Kristen Stewart nuk ka publikuar asgjë lidhur me këtë fakt, për ta pohuar apo përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga kolegia e saj.

(Kosova Sot Online)